Monday, 31. August 2026
Sport

Mehmeti synon vetëm Premierligën, refuzon ofertat nga Championship

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, ka refuzuar një tjetër mundësi transferimi në Championship, pasi sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në këtë kategori të futbollit anglez.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka vendosur të mos pranojë ofertën e Ërexhamit, edhe pse klubi kishte arritur një marrëveshje me Ipsëich Toën për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Ërexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshjen me Ipsëich Town”, ka raportuar Jacobs.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Ipsëich Town dhe gjatë viteve të fundit ka fituar vëmendje me paraqitjet e tij në futbollin anglez.

Refuzimi i Ërexhamit hap mundësinë që lojtari të shqyrtojë alternativa të tjera në afatin kalimatar, me interesin për shërbimet e tij që pritet të vijojë.

Teilen: