• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MekKlaren zbulon prapaskenat: CR7 nuk e respektoi, Ten Hag kishte të drejtë

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristiano Ronaldo nuk arriti të përmbushë standardet e Erik ten Hagut para largimit të tij të armiqësuar nga Mançester Junajtid.

sdgfdh

Kjo sipas ish-asistentit të “Djajve të Kuq”, Stiv MekKlaren. 63-vjeçari u ribashkua me Ten Hagun në vitin 2022 kur holandezi mori postin e trajnerit në “Old Trafford”. 14 vjet më parë, ata u takuan për herë të parë pasi MekKlaren u emërua menaxher i Tuentes dhe kishte Ten Hagun si asistent. Kështu, kur ish-shefi i Ajaksit mbërriti në Mançester, ai e ktheu në klub ish-nr. 2 të Sër Aleks Fergusonit.

Dhe ai e di se çfarë ndodhi saktësisht me Ronaldon. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, u largua nga Junajtid në mes të sezonit të parë të Ten Hagun, pasi dyshja u prishën për mungesën e aktivizimit të tij. 39-vjeçari tha i zemëruar se nuk mund ta respektojë Ten Hagun, sepse ai nuk tregon respekt dhe tha se ndihej i “tradhtuar” nga Junajtid , i cili kishte bërë “zero” progres që nga largimi i Fergusonit.

Por MekKlaren ka një tjetër version dhe duke folur për “The Telegraph” tha: “Nuk mund të fajësoj qasjen e Ten Hagut. Ai e trajtoi me të vërtetë shumë mirë. Unë thashë në atë kohë se ai ishte njeriu i duhur për të bërë këtë detyrë. Kjo u tregua në mënyrën se si ai e menaxhoi largimin e Ronaldos. Ai erdhi me standarde të përcaktuara. Vendosi rregulla. Vendosi mënyrën e lojës. Dhe nëse nuk vrapoje, nuk luaje. Ai ishte i prerë në këtë, ashtu siç janë holandezët. Ai e dinte se kjo ishte ajo që duhej. Ronaldo nuk e bëri dhe ai e la jashtë skuadre me të drejtë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Milan-Maignan, rinovimi shumë pranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.