Thursday, 20. August 2026
Sport

Meksika skuadra e parë që kualifikohet në 1/16-at, Kanadaja luan “tenis” me Katarin

GS 19/06/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e trajnerit Aguirre kalon në fazën e 1/16-ve, ku do të ndeshet me një nga vendet e treat më të mira. Kanadezët të pamëshirshëm ndaj aziatikëve.

Me fitoren 1-0 kundër Koresë së Jugut, Meksika ka siguruar kualifikimin në Grupin A, duke kaluar në fazën me eleminim direkt, në 1/16-at e Botërorit 2026. Ndeshja e zhvilluar në Guadalajara u vendos nga një gol i Luis Romo, i cili në minutën e 49-të shfrytëzoi një moment pasigurie të portierit korean Kim Seung-Gyu.

Ka ardhur fitorja e parë për Kanadanë, që regjistroi rezultatin tenistik 6-0 ndaj Katarit. “Canucks” kanë asfaltuar skuadrën e trajnerit Lopetegui në Grupin B, falë tripletës së juventinit David dhe tashmë shohin afër kualifikimin.

Serinë e golave në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver e hapi Larin pas 16 minutash. Jonathan David realizoi 3 gola, në minutat ’28, ’45+3 dhe ’90+1, ndërkohë vendosën e emrin e tyre te golashënuesit edhe Saliba ’63 dhe Shaffelburg ’74.

Festa e kanadezëve u prish nga një dëmtim i rëndë i mesfushorit Ismael Kone, që doli nga fusha me barelë. Katari e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Al Amin në pjesën e parë dhe Modibo në pjesën e dytë.

Teilen: