Kilian Mbape ka ndezur merkaton dhe e ardhmja e tij është në dilema duke qenë se nuk dihet nëse do të jetë në Francë, në Spanjë apo në Angli. Por, për menaxherin e njohur Ivan Le Mi që ka nën menaxhimin e tij Ferland Mendin, Mbape duhej të ishte te Reali që para 2 sezonesh.
Ai ka folur në lidhje me faktin se nëna e lojtarit ka marrë nën menaxhim futbollistin megjithëse nuk ka eksperiencë në këtë fushë.
“Të jesh agjent nuk është punë e nënës së Mbapes. Ajo nuk ka aftësi për të vepruar. Ekziston një realitet, duhet të bësh atë që di të bësh. Doja të bëja një restorant, por nuk di të gatuaj, sepse nuk kam mësuar.
Si agjent, ne jemi njerëz për të bërë operacione. Jam i bindur se nëse Kilian Mbape do të kishte pasur një agjent në kohën e negociatave me Real Madridin dy vjet më parë, ai do të ishte atje”, shprehet menaxheri.
PANORAMASPORT.AL