• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Menaxheri i parë shqiptar i licencuar nga FIFA, preshevari Hasan Kadriu, njeriu që dha gjithçka për Kombëtaren e Shqipërisë

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kinemanë “ABC” në Prishtinë është shfaqur dokumentari “Heroi i Heshtur”, kushtuar preshevarit Hasan Kadriu, i cili ishte shqiptari i parë menaxher futbollistësh i licensuar nga FIFA.

Në rebelimin e armatosur të vitit 1997 në Shqipëri, njohur ndryshe edhe si “Kriza piramidale”, Kombëtarja e Shqipërisë u detyrua të luante t’i zhvillonte jashtë Shqipërisë ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Për të mundësuar organizimin e takimeve ndaj Gjermanisë në Spanjë dhe Irlandës së Veriut në Cyrih, Hasan Kadriu i pagoi vet shpenzime e Kombëtares.

Kadriu as kohe mundësoi transferimin në kampionatet e huaja për shumë futbollistë shqiptarë.

Ndërmjetëson kalimin e Alban Bushit te Litex Lovech në Bullgari, i cili u bë i pari kapiten i huaj në historinë e klubit.

Një tjetër lojtar që nga kampionati shqiptar kalon në Evropë është Mahir Halili, i cili falë menaxherit Kadriu bëhet pjesë e ekipit të Delemontit në Zvicër.

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti e ish-futbollisti Ismet Munishi deklaruan në dokumentar se Kadriu asnjëherë nuk ka marrë përqindje nga transferet e futbollistëve shqiptarë.

Ndryshe, presidenti i FFK-së, Agim Ademi deklaroi se Kadriu ishte njeriu i parë që loboi në FIFA për ndërkombëtarizimin e futbollin kosovar pasi kishte lidhje të ngushta me Sepp Blatterin.

Kadriu u nda tragjikisht nga jeta në shkurtin e vitit 1998 kur gjatë një udhëtim pune në Bullgari, vetura me të cilën udhëtonte u përplas në një aksident që rezultoi fatal për jetën e preshevarit 39-vjeçar

Hasan Kadriu ishte edhe veprimtar i çështjes shqiptare dhe për arsye politike, për më shumë se 20-vite nuk mundi që ta vizitonte vendlindjen e tij, Preshevën.

Lajmi.net e ka realizuar një storje me rastin e dokumentarit e ku kanë folur regjisori, Kastriot Saqipi, ish-futbollisti tashmë trajneri i Kombëtares U21 të Shqipërisë Alban Bushi dhe familjari i Kadriut, Burim Hana. /Lajmi.net/

Next Post

Statistikat interesante/ Juventusi, skuadra me më shumë ndeshje pa pësuar në Serinë A! Çao është lojtari i parë i…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.