• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mendja në Madrid, Interi kërkon hakmarrje me Bolonjën

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në marshimin drejt titullit kampion, në rrugën e Interit del një pengesë shumë e madhe. Një kthesë e fortë, e cila kërkon shumë kujdes dhe nerva. Sidomos kur pas kësaj kthese, do të jetë një tjetër po kaq e vështirë. Bolonja është prova gjenerale përpara sfidës së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Atletikos së Madridit.

Inter Milan's Henrikh Mkhitaryan challenges for the ball with Bologna's Lewis Ferguson during a Serie A soccer match between Inter Milan and Bologna at the San Siro stadium in Milan, Italy, Saturday, Oct.7, 2023. (AP Photo/Luca Bruno)

Trajneri Simone Inzagi ka thënë gjithmonë se vëmendja e madhe duhet vetëm në kampionat, por sigurisht që një sy dhe një mendim do të jetë edhe në Madrid. Diferenca e madhe e pikëve me ndjekësit (+15 nga Juventusi dhe +16 nga Milani) e lejojnë Interin që të ketë luksin që të mos sforcohet shumë në transfertën delikate të “Dall’Aras”, kundër Bolonjës që është një nga ekipet më të mira të momentit dhe këtë e tregojnë statistikat. Përballë do të jetë miku-rival, Tiago Mota. Në të shkuarën ka mbrojtur me krenari ngjyrat zikaltër, ndërsa sot do të kërkojë patjetër të vazhdojë rrugëtimin pozitiv për ta kualifikuar skuadrën në Champions.

HAKMARRJE- Sigurisht që Interi do të luajë me kujdes në këtë ndeshje duke ruajtur forcat dhe energjitë për Atletikon, por krenaria nuk i lë lojtarët që të mos angazhohen maksimalisht për këtë sfidë. Bolonja është një nga ato skuadra që i ka hapur më shumë punë Interit të Inzagit. Në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, zikaltrit kanë arritur të fitojnë vetëm 1 sfidë, goleadën 6-1 në “San Siro”.

Bilanci i sfidave të tjera është 3 fitore për Bolonjën dhe 1 barazim. Në këtë sezon, Interi ka qenë i pamëshirshëm ndaj rivalëve dhe ka arritur të marrë 23 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Një prej barazimeve e ka pikërisht ndaj Bolonjës, në një sfidë që po fitohej 2-0 dhe përfundoi 2-2. Ishte një moment delikat i sezonit në atë pikë dhe trazoi ujërat në kampin zikaltër. Për më tepër Bolonja ishte rival edhe në Kupën e Italisë që e eliminoi Interin në shtesë. Bukema dhe Ndoje bënë të pavlefshëm golin e Karlos Augustos, i cili shënoi me fillimin e shtesës.

Por vuajtjet e internistëve kundër Bolonjës nuk përfundojnë këtu. Dy sezone më parë, në transfertë i iku nga duart titulli kampion pas një gafe të bërë nga portieri Radu. Kur kishin mbetur 5 javë nga fundi, duhet të fitoheshin të gjitha ndeshjet për të marrë titullin kampion, por në fakt Milani triumfoi në atë sezon. Sot ka shumë arsye për të shpresuar fitoren, por gjithmonë me mendjen në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Klopp: Pep është trajneri më i mirë në botë, unë jam larg kësaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.