Tuesday, 26. May 2026
Futboll

“Mendje e madhe, lider dhe mik”; Maldini “zbuloi” të ardhmen e tij ditën e spastrimeve te Milani

GS 26/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në ditën kur “RedBird” njoftoi shkarkimin e Massimiliano Allegrit dhe “spastrimin” total të drejtuesve të Milanit, me largimin e Igli Tares, Geoffrey Moncadës dhe Giorgio Furlanit, Paolo Maldini publikoi një postim në rrjetet sociale, që shtoi edhe më shumë zhgënjimin e tifozëve kuqezinj.

Ish-drejtori teknik i Milanit mund të rikthehet shpejt në futboll me një rol të ri. “Qëndrim i mrekullueshëm në Stamboll me Hakan Safi”, – shkroi Maldini pranë një fotografie me kandidatin për president të Fenerbahçes në zgjedhjet e 6-7 qershorit.

“Një mendje e madhe futbolli, një lider pasionant dhe, mbi të gjitha, një mik i vërtetë. Patëm diskutime shumë të mira për futbollin dhe jam i sigurt se do të ndajmë edhe shumë momente të tjera së bashku në të ardhmen”, – shtoi legjenda kuqezi dhe italiane.

Sipas mediave turke, nëse Safi fiton zgjedhjet, ai dëshiron Maldinin si këshilltar për merkaton. Safi ka premtuar dy sulmues të mëdhenj, një portier dhe një mbrojtës qendre të majtë. Në Turqi përflitet shumë edhe emri i Rafa Leaos si objektiv i Fenerbahçes.

Teilen: