• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Menja e Himenez nuk japin garanci te Milani, mister rikthimet e Uoker dhe Çik

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E djeshmja ka qenë një tjetër ditë e rëndësishme për të dëmtuarit e Milanit. Santiago Himenez vijon të stërvitet veçmas pas dëmtimit në ijë kundër Fiorentinës, megjithatë mjekët e klubit janë optimistë dhe mendojnë se do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Atalantës (të dielën në 20:45).

himenez

Konseisao e dëshiron gati meksikanin, sepse synon ta përdorë në kampionat në mënyrë që të ruajë Abrahamin për derbin e kthimit në Kupën e Italisë kundër Interit, një ndeshje e planifikuar për të mërkurën e ardhshme në ora 21:00. Në rast se Himenez nuk ia del për të qenë titullar, atëherë do të ishte radhazi a Joviçit për të drejtuar sulmin për të dytën herë radhazi, një fenomen që nuk i ka ndodhur kurrë me fanellën e Milanit.

MENJA&CO – Diskutim i ngjashëm për Majk Menjanë, i cili pati kryer të martën një sërë analizash për të vërejtur pasoja të mundshme pas përplasjes me Aleks Himenzin në ndeshjen me Udinezen. Sipas klubit, nuk ka vend për shqetësim dhe portieri do të jetë rregullisht në fushë në sfidën e kampionatit. Sidoqoftë, protokolli e detyron me një javë pushim, ndaj vendimi i fundit do të merret nesër. Nëse as francezi nuk ia del, atëherë në portë do të jetë Sportielo.

E sigurt është që të dielën do të mungojnë Emerson Rojal i cili po rikuperohet nga dëmtimi në pulpë që i ndodhi në janar. Ndërkohë, edhe Loftus Çik po merr veten pas operacionit të apendicitit, por nuk dihet afati i rikthimit, ashtu siç nuk dihet as për Kajl Uokerin. Anglezi ka operuar bërrylin dhe synon të jetë në fushë për derbin, por ky duket mision shumë pranë të së pamundurës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vinicus Jr: Ka ende tituj që mund t’i fitojmë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.