Sunday, 17. May 2026
Sport

Mentor Mazrekaj shënon, Struga Trim Lum shkel Makedonija GP 

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Struga Trim Lum ka treguar fuqinë e kampionit, duke e deklasuar me rezultat 3:0 Makedonija GP,

Vendasit nuk kishin forcë ndaj skuadrës shqiptare dhe vet rezultati është treguesi më i mirë.

Futbollisti Mentor Mazrekaj ka realizuar për struganët.

Golat i realizuan Zguro (3′), Mazrekaj (38′) e Ibraimi (81’).

Struga Trim Lum renditet në vend të tretë me 21 pikë, ka një ndeshje dhe tre pikë më pak se lideri Shkëndija.

Makedonija GP zë pozitën e nëntë me 11 pikë pa 11 jave në elitën e futbollit maqedonas.

Teilen: