Thursday, 22. January 2026
Sport

Mercedes zbulon makinën e Botërorit 2026, më e vogël dhe me motor 50% elektrik

GS 22/01/2026 2 Min. Lesezeit

Mercedes ka vendosur të zbulojë “kartat”. Skuderia gjermane ka shpërndarë sot imazhet e para zyrtare të Mercedes-AMG F1 W17, makinën e 2026-ës që shënon hyrjen në erën e re të Formula 1. Nuk bëhet fjalë për një përditësim të thjeshtë, por për një makinë që ka lindur në letrën e bardhë të rregullores 2026, pas revolucionit më të madh teknik në historinë e këtij sporti.

Makina W17 dallohet menjëherë që është ndryshe, është më e vogël, më e ngushtë dhe më e lehtë në krahasim me “motrat” e viteve të kaluara.

Nën karroceri rreh një zemër e re, një Power Unit që ndan fuqinë në 50/50 mes motorit elektrik dhe termik, e furnizuar me karburant të Petronas, e përshtatur ndaj një sistemi aerodinamik aktiv, me krahë të lëvizshme anash dhe prapa.

Edhe look-u është riparë për të treguar evoluimin. Ngjyrat janë e argjendta klasike Mercedes dhe e zeza e theksuar e skuderisë. “Formula 1 po përballet me një ndryshim rrënjësor dhe ne jemi gati, – ka thënë Team Principal Toto Wolff. – Rregullat e reja imponojnë inovacion absolut në çdo pjesë. Këto imazhe të para janë vetëm hapi i radhës i një pune të madhe që është çuar përpara në mënyrë kolektive nga selitë tona në Brixworth dhe Brackley”.

Teilen: