• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mërgim Vojvoda: Kemi treguar koncentrim, trajneri po na përgatit mirë

03/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor.

Në stërvitjen e sotme djemtë dardanë kanë punuar me përkushtim maksimal, përkundër temperaturave goxha të larta, derisa përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.

Pas stërvitjes opinionet e tyre për punën e deritashme në këtë grumbullim dhe pritjet që i ka për miqësoren me Norvegjinë i dha Mërgim Vojvoda.

“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion. Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë.

“Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator. E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore. Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na vyn përkrahje e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, u shpreh mbrojtësi.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Tentativa për Toni Kroos, Florentino Perez: U përpoqa ta rinovoja, por gjermanët duan të largohen si legjenda

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.