Interi arriti ta mposht Fejnordin falë strategjisë taktike të studiuar nga Simone Inzagi.
Të paktën ky është mendimi i Fabio Kapelos i cili nga studiot e “Sky Sport” ka ofruar një analizë të paraqitjes së kampionëve të Italisë në në Roterdam.
“Zikaltrit nuk i lejuan kundërshtarët të bënin asgjë, përveç tre mundësive ndërmjet pjesës së parë dhe të dytë, por që gjithsesi ishin më shumë fryt i rastësisë se sa aksione të mirëmenduara.
Fejnord nuk kishte dinamikën që pati treguar kundër Milanit e për më tepër Interi nuk la hapësirë. Inzagi e kishte përgatitur si duhej ndeshjen dhe tashmë skuadra i përgjigjet automatikisht çdo korrigjimi”, deklaroi Kapelo.
PANORAMASPORT.AL