• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Meritonte një lamtumirë ndryshe”, Rabiot i pikëlluar për Allegrin

18/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rrallë ndodh të shkarkohesh nga posti i trajnerit sapo ke realizuar objektivat e skuadrës dhe ke fituar një trofe.

Adrien Rabiot kishte një lidhje të veçantë me Max Allegrin, tashmë ish-trajner i Juventusit pas triumfit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Mesfushori francez ka reaguar në lidhje me shkarkimin e teknikut nga Livorno, duke theksuar se nuk e meritonte një ndarje të tillë.

“Do të mbahesh mend si një nga trajnerët më fitues të historisë së Juventusit. Meritoje një lamtumirë dhe ndarje ndryshe.

Faleminderit për gjithçka mister dhe paç fat”, shkroi Rabiot në faqen e tij në “Instagram”.

127 ndeshje zhvilloi mesfushori me Allegrin në pankinë, gjatë së cilave gjeti rrugën e rrjetës në 16 raste.

11 prej tyre u realizuan në sezonin 2022/2023, më i miri për të në aspektin finalizues.

Next Post

Zëvendësuesi i Zirkzees, edhe një shqiptar mes kandidatëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.