Saturday, 16. May 2026
Sport

Merkato, Abissnet Superiore: Teuta dhe Elbasani prezantojnë blerjet e reja

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Teuta njofton se mbrojtësi anglez Dynel Simeu është zyrtarisht një lojtar i skuadrës durrsake që nga dita e sotme.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin anglez, Dynel Simeu! Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 22 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Chelsea U18 , ndërsa sezonin e fundit ka luajtur me Southampton U21. Simeu gjithashtu ka qenë kontingjent i ekipit kombëtar të Anglisë U18”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Në ditën e fundit të merkatos edhe AF Elbasani arrin që të përforcojë organikën me një sulmues. Klubi verdheblu zyrtarizon blerjen e sulmuesit Blaise Tsangue.

Teilen: