Friday, 21. August 2026
Sport

Merkato/ Atletico Madrid gjen akordin me Arsenal, por Julian Alvarez refuzon të transferohet në Londër

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Julian Alvarez nuk po bashkëpunon me klubin e tij për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në merkato.

Për argjentinasin, ekipit madrilen i kanë ardhur oferta nga Barcelona, Real Madrid dhe Arsenal. Në këtë pikë Atletic ka refuzuar që të bisedojë me ekipet e La Liga-s pasi nuk kërkon të përforcojë konkurencën dhe në orët e fundit thuhet se ka gjetur gjuhën e përbashkët me “Topçinjtë” e Londrës.

Në këtë pikë lojtari ka frenuar gjithçka duke i bërë me dije klubit të tij se Londra nuk është destinacioni i tij i preferuar. Me këtë zgjedhje Alvarez ka treguar qartë se kërkon të transferohet në “Camp Nou”.

Teilen: