Saturday, 9. May 2026
Sport

Merkato/ Barça gjen zgjidhje në Angli, João Pedro alternativa e Julián Álvarez, Cuti Romero vjen nëse dështon pista Bastoni

GS 07/05/2026 2 Min. Lesezeit

Aksi Barcelonë-Angli është më i nxehtë se kurrë. Fakti që Drejtori Sportiv i Barcelonës ka qenë ikonë e Chelsea-t është për tu vlerësuar shumë pasi ai e di fare mirë se çfarë vlerash kanë lojtarët, të cilët luajnë në Premier.

Deco si menaxher dërgoi Raphinha-n te Barça ndërsa vjet si drejtuesi më i lartë i departamentit sportiv, u përpoq të nënshkruante me Luis Díaz. Ai gjithashtu tregoi interes për mesfushorët Bruno Guimarães dhe Douglas Luiz si dhe siguroi huazimin e Marcus Rashford, e ardhmja e të cilit tani është e pasigurt.

Sipas shtypit spanjoll Deco ka në plan për të forcuar dy reparte këtë verë. Sulmi dhe mbrojtja e Barçës pritet që të rishikohen nëpërmjet firmave me lojtarë të rinj.

Në mbrojtje skuadra që pritet të shpallet kampione e Spanjës kërkon Bastonin, por nëse nuk do të ketë akord me Inter-in atëherë pritet që në Camp Nou të mbërrijë Cuti Romero, i cili aktualisht aktivizohet në Londër me Tottenham.

Sa i përket sulmit na majën e listës së dëshirave është Julián Álvarez, por nëse klubi i tij do të kërkojë shifra të mëdha atëherë Barça do të fokusohet në firmën me sulmuesin e Chelsea-t, João Pedro.

Teilen: