Tuesday, 10. March 2026
Sport

Merkato/ Barcelona arrin marrëveshjen për transferimin e yllit spanjoll nga Leipzig

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Leipzig për transferimin e Dani Olmo.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano raporton se katalanasit do t’i paguajnë skuadrës gjermane 55 milionë euro për kartonin e Olmo dhe 7 milionë të tjera bonuse.

Olmo do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me Barcelonën, deri në qershor të vitit 2030.

“Barcelona ka rënë dakord për të nënshkruar me Dani Olmo. Golashënuesi më i mirë i Euro 2024, i vendosur për të nënshkruar me Barçën pasi marrëveshja është rënë dakord në takimin me agjentët dhe dy klubet. Misioni vendimtar nga drejtori Deco sot në Leipzig”, sipas Romanos./abcnews.al

Teilen: