Friday, 8. May 2026
Sport

Merkato/ Bayern-i kërkon edhe De Ketelaere, Atalanta shtyn negociatat për javën e ardhshme

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern-i dëshiron të afrojë në Mynih edhe Charles de Ketelaere. Klubi bavarez ka nisur të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm duke parë vështirësitë që kishte Vincent Kompany këtë vit me opsionet e pakëta që kishte stol.

Sipas “Sky Sports”, Bayern-i ka marrë “OK”-in e fantazistit belg të Atalanta-s, Charles de Ketelaere.

25-vjeçari vlerësohet shumë prej stafit drejtues të Bayern-it ndërsa mësohet se edhe marrëveshja me Atalanta-n nuk pritet që të jetë e vështirë për t’u arritur.

Ekipi nga Bergamo ka pranuar që të takohet me drejtuesit e Bayern-in javën që vjen. Pas atij takimi do të mësohet diçka më shumë rreth shifrave konkrete që pritet të lëvrohen për të mundësuar këtë transferim. Në 139 ndeshje me ekipin italian, 25-vjeçari ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 31 asist.  

Teilen: