Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Udineses, Thomas Kristensen, i cili shihet si një super përforcimin për repartin defanziv.
Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe danezi është objektivi kryesorë.
23-vjeçari renditet i pari për spastrime në mbrojtje në Serie A me mbi 11 për ndeshje.
Ai ka fituar gjithashtu 72% të dueleve deri tani këtë sezon dhe ka realizuar me sukses 95.5% të pasimeve në gjysmën e tij të fushës dhe 72% në gjysmën e kundërshtarit.
Aston Villa ofroi 15 milionë euro për kartonin e Kristensen gjatë kësaj vere, por Udinese e refuzoi ofertën e skuadrës angleze.
Për kartonin e danezit, Milan do të duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro.