Saturday, 14. March 2026
Sport

Merkato e verës lë Interin pa kapitenë, shiriti i kalon për “vjetërsi”…

GS 09/07/2023 2 Min. Lesezeit

Merkato e verës ka parë që Interi t’u japë lamtumirën disa emrave të njohur në klub, lojtarë që kanë mbajtur për shumë vite edhe shiritin e kapitenit. Milan Skrinjar, Marcelo Brozoviç dhe Danilo D’Ambrosio janë larguar të gjithë nga zikaltrit dhe shumë shpejt, pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Samir Handanoviç i cili nuk do që ta mbyllë karrierën në stol.

sdasdasdasdasdasdadsa

Kështu, Interit i duhet të gjejë zëvendësues për të larguarit, por edhe kapitenët e rinj të skuadrës. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, ai që do të trashëgojë shiritin dhe do të jetë tani e tutje kapiten e i parë, është Lautaro Martinez. Argjentinasi ka përfituar nga fakti se është transferuar te Interi një vit para Nikolo Barela, i cili ishte futbollisti tjetër që diskutonte shiritin me sulmuesin.

Në listën e kapitenëve pritet të jetë edhe De Vraj, i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2025, por edhe futbollistët-tifozë Federiko Dimarko dhe Alesandro Bastoni. Për këta dy të fundit, shiriti në krah do të vinte vetëm nëse do të mungonin të gjithë emrat e mësipërm.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: