Wednesday, 21. January 2026
Sport

Merkato/ Edhe Wolves në garë për Anis Mehmetin, shqiptari do të jetë ylli i projektit të ri

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Në ditët e fundit u përfol shumë për interesin e shtuar të Ipswich Town për të blerë kartonin e Anis Mehmetit, por sot duket se numri i kandidatëve për të transferuar lojtarin është shtuar.

Sipas medieve britanike lojtari është kërkuar edhe nga ekipi i Premier League i Wolves. Formacioni në fjalë momentalisht është në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe është një kandidat i “fortë” për të zbritur një kategori më poshtë sezonin që vjen.

Strategjia e klubit është e qartë. Me zbritjen në kategorinë e dytë (Championship) skuadra do t’i nënshtrohet një reforme të nevojshme pasi pritet që të largohen tre lojtarë kryesorë siç janë Jorgen Strand Larsen, Hwang Hee-chan dhe Mateus Mane. Në këtë drejtim afrimi i Mehmetit shikohet si një hap i parë drejt rindërtimit të skuadrës për të ardhmen.

Teilen: