Bolonja do të jetë ekipi i ri i Kristjan Asllanit. Sipas medieve italiane trajneri i skuadrës në fjalë, Vincenzo Italiano ka mjaft simpati për shqiptarin dhe shpreson ta ketë në dispzicion sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve italiane Bolonja i ka bërë edhe një ofertë Interit, i cili është përballë një vendimi të vështirë. Të pranojë 13 milionë euro apo ta mbaj shqiptarin në ekip.
Një vendim pritet që të merret kur Interi të mbarojë Kupën e Botës për Klube 2025. Sipas ekspertëve të merkatos në këtë drejtim nuk do të ketë më të reja për sa kohë të besuarit e Chivu janë ende në lojë për trofeun prestigjoz.