Sulmuesi i njohur, Jamie Vardy, është shumë afër një rikthimi befasues në futbollin anglez. West Ham, skuadër e Championship, është interesuar për një sulmues me eksperiencë si ai. Vardy, 39 vjeç, aktualisht është lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën në Itali me fanellën e Cremonese.
Jamie Vardy u bë i njohur disa sezone më parë, kur udhëhoqi skuadrën e Leicester drejt fitimit të titullit kampion në Premier League.
Pranë rikthimit në Angli është edhe mesfushori Joao Palhinha. Aston Villa është në bisedime për blerjen e tij nga Bayern Munchen. Portugezi 31-vjeçar është kthyer në një objektiv kryesor të Aston Villa-s, pas dëmtimit të ligamentit nga Amadou Onana gjatë Botërorit me Belgjikën.
Burime pranë Palhinha-s bëjnë me dije se lojtari nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por është i hapur për transferimin në Villa Park, duke e konsideruar si një nga opsionet më të mira. Bayern është gati të shesë dy vjet pasi e bleu nga Fulham për 47.4 milionë stërlina.