Thursday, 30. July 2026
Sport

Merkato/ Kroupi do të operohet, Asllani kthehet në prioritet për Barcelonën

GS 30/07/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi qendre dhe gjatë verës kanë qenë tre kandidatët e fortë për tu transferuar në “Spotify Camp Nou”.

Fisnik Asllani falë sezonit që bëri sezonin e kaluar me TSG Hoffenheim është një profil interesant për klubin katalantas, i cili nuk ka fshehur interesin karshi sulmuesit me origjinë shqiptare.

Me kalimin e javëve Barça vendosi që të tentonte shërbimet e Julián Alvarez. Në këtë pistë klubi katalanas ka gjetur akordin me lojtarin, por klubi që zotëron kartonin e argjentinasit ka bërë rrezistencë të fortë. Atlético Madrid nuk ka ndër mend që të forcojë një klub konkurent në La Liga.

Pista e tretë dhe ajo që ishte edhe më sugjestionuese ishte ajo e Eli Junior Kroupi. Për sulmuesin francez të Bournemouth, Barça bëri dy oferta, të dyja nën 100 milionë euro, të cilat u refuzuan nga skuadra e Premier League.

Së fundmi situata ka ndryshuar përsëri pasi Barcelona ka mësuar se Eli Junior Kroupi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, prej së cilës i duhet që të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave. Kjo situatë ka bërë që skuadra e Flick të rikthehet edhe një herë te Fisnik Asllani. 23-vjeçari ka dëshirë që të transferohet në Barcelonë, por kësaj radhe tratativat do të bëhen edhe më të vështira për klubin spanjoll, i cili duhet që të mposhtë konkurencën e fortë të RB Leipzig. A.V.

Teilen: