• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merkato në Kategorinë e Parë

25/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kategoria e Parë mbylli vitin 2024 dhe një pjesë e madhe e skuadrave do të shfrytëzojnë merkaton e janarit për t’u përforcuar me elementët sa më cilësorë.

Kategoria e Parë mbylli vitin 2024 dhe një pjesë e mirë e skuadrave do të fokusohen në merkaton e janarit. Ky muaj nuk mjafton për të sjellë elementët më cilësorë, por është një dritare ku skuadrat mund të rregullojnë ato mangësi që kanë shfaqur në gjysmën e kampionatit.

Humbja ndaj Apolonisë ka tronditur ekipin e Besës, me trjanerin Mirel Josa që ka kërkuar menjëherë ndërhyrje në merkato, pasi gjatë 17 javëve, tekniku ka aktivizuar pothuajse 11 lojtarë, dhe kjo ka ndikuar në lodhjen e futbollistëve.

Vora kërkon të ruajë boshtin e skuadrës, mësohet se në drejtim të Ruzgis, kanë ardhur oferta të rëndësishme, por klubi vorak nuk kërkon të privohet nga shërbimet e lituanezit, që është lojtari më i mirë me 14 gola të shënuar. Flamurtari është një tjetër ekip që kërkon të mbajë lojtarët më të mirë, tekniku Agostinelli është i kënaqur me grupin që ka, sidomos me rikthimin e Vasil Shkurtajt, me lojtarin i cili është rikthyer pas shumë problemeve fizike.

Apolonia kërkon me patjetër përforcime në çdo repart, këtë e ka theksuar çdo javë trajneri Sedat Pajaziti, por duhet parë se çfarë lëvizjesh do të bëjnë drejtuesit e klubit fierak.

Pogradeci, ekipi që e mbylli në vendin e gjashtë kërkon të ruajë ecurinë e mirë, por për ta bërë këtë trajneri Ardian Mema ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues, pasi forma e Panadic nuk e ka nxjerrë nga telashet skuadrën, si dhe një mesfushor organizator.

 

Next Post

Kylian Mbappé: Askush nuk do të pendohet për blerjen time

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.