Wednesday, 19. August 2026
Sport

Merkato/ Një vit më parë Brighton refuzoi 100 mln £ për Baleba-n nga United, sot ka akord për 65 mln £

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Në Angli janë të bindur se United ka gjetur akordin me Brighton për të transferuar në “Old Trafford” Carlos Noom Quomah Baleba.

22-vjeçari ka qenë edhe një vit më parë në qendër të “Djajve të kuq”, të cilët nuk mundën që të finalizonin tratativën pasi nuk ishin gati që të paguanin 100 milionë paundët e kërkuar nga Brighton.

Sot, 12 muaj më vonë, situata ka ndryshuar shumë pasi lojtari nga Kameruni ka qenë protagonist i një sezoni (2025-2026) të dobët. Për këtë motiv edhe çmimi i tij ka rënë dhe United është gati që të finalizojë sulmin e nisur një vit më parë për 65 milionë paund. A.V.

Teilen: