Monday, 4. May 2026
Sport

Merkato/ Openda transferohet në Torino, Juventusi e blen nëse mbyll sezonin mes dhjetë të parave

GS 01/09/2025 1 Min. Lesezeit

Lois Openda pritet që të kryej sot edhe vizitat mjekësore që të konsiderohet një lojtar i Juventusit. Sulmuesi belg i Lajpcig, i cili mbërriti në Gjermani në verën e 2023-it pasi klubi gjerman i pagoi 47 milionë euro Lensit, është huazuar te Juventusi për 4 milionë euro.

Sipas medieve gjermane 25-vjeçari nuk do të kthehet më në Bundesligë pasi mes klubeve ka një akord sipas të cilit Juventusi do të jetë e detyruar që ta blejë Openda-n në rast se përfundon kampionatin mes dhjetë vetendeve të para në Serie A këtë sezon. Shifra e transferimit thuhet se është vendosur dhe do të jetë 47 milionë euro.

Teilen: