Në Spanjë janë të bindur se sulmuesi i krahut i kërkuar nga Flick në këtë merkato vere do të jetë Marcus Rashford. Sulmuesi britanik ka gjetur akordin me ekipin spanjoll dhe pritet që të mbërrijë në orët në vazhdim në Spanjë për të kryer edhe vizitat mjekësore. Madje thuhet se tratativat janë aq të avancuara sa Rashoford pritet që të udhtojë me klubin në turin aziatik.
Sipas “New York Times” Barcelona ka rënë dakord me United edhe për formulën e transferimit. Rashford do të huazohet një sezon dhe vitin që vjen klubi spanjoll do të ketë opsion për ta blerë.