Tuesday, 3. February 2026
Sport

Merkato/ Upamecano pranon ofertën e Bayern-it, mbrojtësi rinovon deri në 2030-ën

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Dayot Upamecano ka pranuar ofertën e bërë nga Bayern-it dhe shumë shpejt do të nënshkruajë kontratën e re me klubin në fjalë.

Sipas ekspertëve të merkatos në orët e fundit të sesionit dimëror të transferimeve vetë Upamecano u ka telefonuar drejtuesve të Bayern-it për t’i njoftuar se është dakord me kushtet e kontratës së re.

Sa u përket klubeve të interesuara për shërbimet e mbrojtësit francez mësohet se janë informuar nga menaxheri i lojtarit për zgjedhjen e bërë.

Ashtu siç thanë dhe drejtuesit e skuadrës bavareze për të mundësuar këtë rinovim klubi ka prekur limitet financiare duke i ofruar Upamecano-s 20 milionë euro (do të paguhen në katër pjesë) si bonus për firmën dhe 20 milionë euro (bruto) si pagë vjetore.

Teilen: