Gjatë ditës nga Franca u përhap lajmi që tregonte se futbollisti i Nices, Alexis Beka Beka ishte gati të hidhej nga një urë 110 metra e lartë, pasi e dashura e tij e la atë, raportojnë mediat franceze.
Në momentin që fotografitë u shfaqën në rrjetet sociale, futbollisti ishte tashmë në urë gati të hidhej për vetëvrasje, me policinë dhe zjarrëfiksit francez që shkuan në vendngjarje.
Fatmirësisht të gjithë kanë reaguar shpejt, në vendngjarje kanë mbërritur negociatorët profesionistë, ndërsa Nice ka dërguar edhe një psikolog për ta ndihmuar në këtë situatë.
Bekë Bekën e bindën në fund që të zbresë nga ura dhe këtë e kanë bërë zjarrfikësit./Lajmi.net/