• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merr fund ëndrra “Klop”, tifozët gjermanë nuk besojnë te Hansi Flik

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Dramë”, frazë, e cila përkon me gjendjen te përfaqësuesja gjermane. Eliminimi i turpshëm në fazën e grupeve në Botërorin “Katar 2022” nuk solli ndonjë pasojë evidente në kontingjentin përbërës, përfshirë këtu lojtarët dhe stafin e trajnerëve.

klop

“Kurbani” i vetëm rezultoi drejtori sportiv i asaj periudhe, Oliver Bierhof, i shkarkuar nga mbledhja e jashtëzakonshme. Hansi ia hodhi paq, ndonëse “plaga” e vjetër kishte ende “gërvishtje” të freskëta, të cilat dolën në pah në miqësoret e qershorit. Kanë kaluar gati tre muaj nga fitorja e fundit në duele miqësore, konkretisht në sfidën me Perunë. Disfata me Belgjikën, Poloninë, Kolumbinë, shto barazimin krahas ukrainasve, i ka ngritur në kulm sirenat e alarmit.

Përveç eksperimenteve në planin taktik, asgjë tjetër nuk është evidentuar te “pancerat” në urdhrat e 58-vjeçarit. Mandej, edhe disa personazhe që e kanë mbështetur, si Mateus e Shvajnshtaiger, kanë ndryshuar qasje, duke ia “përplasur” në fytyrë të vërtetën e hidhur Hansit. “Bild”, si një medium me ndikim të jashtëzakonshëm në Gjermani, ndërmori menjëherë pas humbjes me Kolumbinë “lobimin” kundër Flikut, gjithashtu në thirrjen e Klopit për të marrë “frerët” e kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve të kurorëzuar.

PËRGJIGJJA NEGATIVE- Prestigjiozja në fjalë nuk u ndal me kaq, insistimi i tyre “detyroi” agjentin e Jyrgen Klopit të jepte vendimin e klientit të tij se sa reale janë shanset, që ish-tekniku i Dortmundit në periudhën 2008- 2015, të zbarkojë në pankinën e kampionëve në “Brazil 2014”: “Kjo nuk është aspak çështje për Klopin. Jyrgeni ka kontratë afatgjatë me Liverpulin dhe nga krahu tjetër përfaqësuesja gjermane e ka trajnerin e saj”, ishin frazat e shkurtra të agjentit Mark Kosik. Panorama e krijuar i ka dhënë goditje të fortë dëshirës së tifozëve për ta parë Klopin në stolin e atdheut të vet. Kontrata me “reds”-at i skadon në verën e vitit 2026, ndërsa ambicia e finalistit në Ligën e Kampionëve me verdhezinjtë në 2012 e ka cekur shpesh për të marrë përgjegjësinë e “timonit” në kuadrin e kombëtareve.

HUMBJA E BESIMIT TE FLIKU-Disfatat kanë marrë trajtën e “të zakonshmes” te “pancerat” në etapën e Hansit. Tifozët gjermanë njihen gjerësisht rreth mbështetjes së zjarrtë në shërbim të kombëtares, por ky skenar ka ndryshuar orientim. Sondazhi i kryer nga Instituti i Kërkimit të Opinionit, “YouGov”, ka zbuluar një qasje interesante.

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se vetëm 17% besojnë se mund të ngrenë trofeun e “Euro 2024” vitin e ardhshëm, shifër me tepër sesa modeste duke njohur egon dhe pritshmëritë e tyre. Panorama “errësohet”, nëse i referohemi kategorisë së interesit për të ndjekur Kimishin me shokë, vetëm muajin e fundit ka pësuar rënie me 37%.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Neymar është në pritje të Ancelottit në kombëtaren braziliane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.