Gareth Southgate sipas të gjitha gjasave do të mbetet trajner i Kombëtares së Anglisë pasi federata angleze dëshiron ta mbajë me çdo kusht në këtë post.
Mësohet se menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2026”, palët do ti nisin negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit duke pasur parasysh se Southgatet kontrata i skadon në fund të këtij viti.
ADVERTISEMENT
Atij do t’i ofrohet rinovimi i kontratës deri në verën e vitit 2026 apo saktësisht pas përfundimit të Kampionatit Botëror që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Southgate është në krye të Anglisë prej vitit 2016 dhe nëse rinovon kontratën, atëherë do të qëndronte për një dekadë në këtë post.
Nën drejtimin e tij, Anglia ka treguar rezultate të mira, ndërsa për herën e dytë rresht ka arritur në finale të Kampionatit Evropian.
Në finalen e “Euro 2024”, Anglia do të përballet me Spanjën në kërkim të suksesit të parë në këtë turne.
Finalja e këtij Evropiani do të luhet të dielën prej orës 21:00 në Berlin.