San Siro nuk mund të shkatërrohet.
Siç pritej, është konfirmuar që stadiumi Giuseppe Meazza nuk mund të shkatërrohet, kështu që Interi dhe Milani duhet të kërkojnë një vend të ri për ta ndërtuar stadiumin larg nga San Siro
Klubet që disa vite kanë propozuar planet e tyre për të ndërtuar një arenë të re, duke u fokusuar në zonën e parkimit të makinave jashtë stadiumit dhe mandej shkatërrimin e strukturës së stadiumit të vjetër.
Megjithatë, ata janë përballur me rezistencën e fortë nga autoritetet lokale dhe nga disa sektor të Qeverisë, të cilët e konsiderojnë këtë stadiumin një monument me rëndësi historike.
Është theksuar disa herë gjatë javëve të kaluara që komiteti po punonte që ta bënte një ligh që e ndalonte ligjerisht prishjen e stadiumit.
Tani është konfirmuar, duke bllokuar kështu shkatërrimin e nivelit të tij të dytë, pasi që më 2026 stadiumi mbush 70 vite dhe kështu që ai futet në monumentet historike dhe kulturore sipas ligjit për ikonat.
Kjo do të thotë që Interi dhe Milan duhet ta braktisin zonën e San Siros në Milan dhe të shikojnë një vend tjetër për ta ndërtuar një stadium të ri.
Tashmë këtë gjë ata e kanë bërë, pasi që Milan është fokusuar në një pronë në San Donato Milanese, derisa Interi ka zgjedhur një pjesë toke në Rozzano.