Celtic e ka mbrojtur titullin e kampionit të Skocisë.
Në ndeshjen vendimtare, Celtic e mposhti rivlain direkt për titull, skuadrën e Hearts, me rezultat 3-1.
Ky është titulli i 56-të, rekord ky nga skuadra nga Glasgow.
Hearts kaloi e para në epëris, me golin e Lawrence Shankland, në minutën e 43-të.
Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Arne Engels u tregua i sakt nga penalltia në 45+3, duke barazuar shifrat në 1-1.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe Hearts drejt tiullit të kampionit pas 66 viteve, doli në skenë Daizen Maeda i cili përmbysi rezultatin dhe i dha epërsinë Celticut.
Ky gol ishte tejet i diskutueshëm, pasi u pretendua për pozitë jashtë loje.
Djelmoshat e udhëhequr nga legjenda irlandeze, Martin O’Neill, shënuan edhe një tjetër gol, me Callum Osmand në 90+8.
Celtic përfundoi sezonin në vendin e parë me 82 pikë, derisa Hearts do të jetë nënkampion i skocisë, me 80 pikë.