• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mes Paratiçit dhe Tares, emër i ri shfaqet për postin e drejtorit te Milani

22/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Milani, kërkimi për një drejtor të ri sportiv vazhdon me ritme të larta. Kjo është një zgjedhje tejet e rëndësishme, nga e cila do të varet edhe zgjedhja e trajnerit të ri.

Screenshot 2025-03-22 144812

Administratori Xhorxho Furlani është duke kryer vlerësimet e fundit për këtë rol e në garë, me sa duket, përfshihet edhe Kim Falkenberg. Me një të kaluar si mbrojtës, prej disa vitesh ai ka qenë pjesë e seksionit të zbuluesve të Bajer Leverkusen, ku vetëm një vit më parë u emërua si drejtor sportiv.

Një vendim me siguri do të merret brenda fundit të muajit, teksa nuk duhet harruar se në garë janë përfshirë Fabio Paratiçi dhe Igli Tare, të cilët kanë mbuluar rolin e drejtorit sportiv respektivisht te Juventusi dhe Lacio.

Fjala e fundit i takon Furlanit, teksa ndikimi i Ibrahimoviçit në zgjedhjet e klubit është reduktuar drastikisht në javët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Thomas Tuchel: Bellingham? Padyshim që është lojtar kyç

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.