Pasi mbylli sezonin me Dinamon, Bekim Rexhepi mund të kthehet në futbollin maqedonas.
Ai del lojtar i lirë në fund të qershorit dhe aventura e radhës mund të jetë me Strugën, kampione e Maqedonisë së Veriut.
Portieri 27-vjeçar firmosi me Dinamon verën e kaluar dhe luajti titullar fazën e parë, më pas me ndryshimin e stafit teknik, ai qëndroi në stol dhe për këtë arsye kërkon ekip të ri, pasi synon të luajë rregullisht.
Për “gardianin” e lindur në Shkup ka interesim edhe nga disa klube të Superiores, emrat e të cilëve nuk dëshiron të bëjë të ditur publikisht për çështje etike, por pohon se do të shohë me kujdes çdo mundësi. Në Superiore Rexhepi ka luajtur edhe me Skënderbeun dhe Partizanin, ku u shpall kampion.