• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesatarja e golave/ Kejn u jep “leksion” finalizimesh Gerd Mylerit dhe Levës, “bisha” angleze eklipson legjendat e gjermanëve

11/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herri Kejn ka marrë profilin e një “profeti” në kampin e Bajernit pas çdo jave. Golat dhe asistet janë kthyer të zakonshëm në repertorin e sulmuesit anglez. Por nëse bazë të statistikave të fundit, krahas dy ikonave të golit në historinë e Bajernit, si legjendari Gerd Myler dhe “padroni i vjetër” i numrit “9” në klubin më të titulluar në Gjermani, Robert Levandovski. Kyeshënuesi i “tre luanëve” ka lënë gjurmë pas 15 ndeshjesh në shumë kategori jo vetëm në Bundesligë, por edhe më gjerë.

kejn gerd myler leva

SEZONET- Gerd Myler gëzoi periudhën më të artë tek ekipi në ciklin 1971-1972, e përkthyer me 50 gola pas 48 takimeve në të gjitha kompeticionet. Në këtë hark kohorë ish-pyka e bavarezëve finalizoi 40 gola në Bundesligë pas 34 javësh, pra i aftë të “mbijetonte” çdo sfidë të ligës vendëse, fenomenal.

Robert Levandovski ishte në gjendje të thyente rekordin e golave të Gerd Mylerit, konkretisht 2020-2021, 41 gola, kuotë e paarritur kurrë më parë në “top” ligat kryesore të Europës.

Në harkun e 40 takimeve të inkuadruara, polaku konkretizoi 49 goditje të sakta në portën mike. Herri Kejn pas 15 prezantimesh me gjigantët nga Mynihu e ka nuhatur saktësisht kuadratin mik në të gjitha frontet, 19 raste.

MESATARJA E GOLAVE- Pavarësisht se Gerd Myler mbetet si shënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Bajern Mynihut me 568 përgjatë 611 ndeshjesh dhe Robert Levandovski ka lënë “gjurmë” të rëndë me gola, aty ku diktohen 41 finalizime brenda një sezoni të vetëm në ligë, statistikat i japin “kurorën” e më të mirit Herri Kejn.

Goleadori anglez vjen me të dhëna “jashtëtokësori”, e ka shkundur portën rivale mesatarisht 1.26, kundrejt 1.23 të Levës dhe 1.04 nga Mylerit “të vjetër”.

Nëse i referohemi gola për minutazh të luajtur, saktësisht Herri shënon prej 66’, i ndjekur prej Gerdit 67’ dhe Levandovskit 67.5’. Me këtë ritëm transferimi 100 milionëshi i Bajernit deri në përmbyllje të ciklit 2023-2024, do të jetë “rekordmeni” i ri në Mynih.

statistikat

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Silvinjo: Ja pse nuk u grumbullua Marvin Çuni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.