Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shprehur besimin e madh për sezonin aktual, duke theksuar se skuadra e tij është gati për sfidat që e presin.
City edicionin e kaluar ishte larg formës që jemi mësuar ta shohim, ku u eliminuan nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërsa doli herët nga gara për titullin kampion në Angli.
Megjithatë, Guardiola ka konfirmuar se situata ka ndryshuar dhe është optimist se do të arrijnë të fitojnë trofe këtë sezon.
“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ne, me ndeshjet e fundit para pushimit të kombëtareve. Javën e kaluar kishim përballje jashtëzakonisht të vështira me kundërshtarë kërkues.
Jam i gatshëm për këtë javë, për Ligën e Kampionëve sërish – gjithmonë më jep emocione fakti që jemi ende pjesë e këtij turneu. Dy ndeshje në Premier League, pastaj do të pushojmë.
E di që askush nuk më beson, por unë jam jashtëzakonisht optimist dhe pozitiv për atë që do të ndodhë këtë sezon”, tha Guardiola.