Rodri Hernández nuk do ta harrojë kurrë 28 tetorin 2024, ditën kur mori Topin e Artë për herë të parë dhe u bë lojtari i dytë spanjoll në histori që e arrin këtë.
Ndërkohë, Vinicius Jr po përgatitej të udhëtonte në Francë të hënën për të marrë Topin e Artë, por kishte një ndryshim të planeve. Real Madridi zbuloi se trofeu nuk do të jepej për brazilianin dhe delegacioni madrilen e anuloi udhëtimin dhe heshti.
Vinicius nuk kishte thënë praktikisht asgjë për këtë, përveç një përgjigjeje ndaj një postimi të Toni Kroos që e justifikonte atë. Megjithatë, ai nuk mundi ta përmbajë veten dhe pak çaste pasi Rodri u shpall si Topi i Artë i ri, lojtari i Real Madridit ka postuar një mesazh sfidues në ‘X’.
“Do ta bëj 10 herë nëse është e nevojshme. Ata nuk janë gati”, ka shkruar Vinicius në rrjetet e tij sociale, pa e uruar Rodrin për çmimin, pavarësisht se spanjolli e ka kujtuar brazilianin në deklaratat e tij. Një mesazh në të cilin duket qartë zemërimi i brazilianit, pasi ai paralajmëroi se është i aftë të përsërisë disa herë një sezon si ai i mëparshmi për t’u njohur si më i miri. /vizionplus.tv