• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfusha e Italisë në ajër, tre lojtarë nuk u stërvitën sot nën urdhrat e Spaletit

11/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka nisur përgatitjet në Gjermani për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku luan ndeshjen e parë në grup pikërisht ndaj Shqipërisë. Por kjo stërvitje e sotme ka kaluar jo pa probleme për të kaltrit, pasi Luçiano Spaleti nuk kishte nën urdhrar e tij tre futbollistë të mesfushës.

66685b5daaf97.r_d.950-620

Nikolo Barela, i lënë jashtë stërvitjeve prej ditësh për shkak të një problemi muskulor, nuk është stërvitur as sot. Ai ka qenë i pranishëm në stadiumin në Iserlohn vetëm për të bërë xhiron e fushës dhe për të përshëndetur tifozët në këtë seancë stërvitore që është zhvilluar me dyer të hapura, për t’u kthyer më pas në dhomat e zhveshjeve duke punuar me masazhatorët.

Edhe Nikolo Faxholi ka vuajtur probleme fizike pas miqësores me Bosnjë Hercegovinën dhe ka përfunduar duke u stërvitur në palestër, pasi nuk mori pjesë në seancën e stërvitjes së sotme të Italisë.

Emri i tretë, që shqetëson jo pak Spaletin, është ai i Davide Fratezit, Mesfushsri i cili shënoi golin ndaj Bosnjës, bëri vetëm pjesën e stërvitjes atletike me ekipin. Më pas, ai shkoi dhe foli me Spaletin, duke u kthyer edhe ai në dhomat e zhveshjes, për të humbur pjesën e lojës me top që organizoi trajneri. Një problem jo i vogël për teknikun i cili kërkonte të kishte siguri pak ditë para ndeshjes ndaj Italisë, por me këtë situatë dëmtimesh, mund të jetë i detyruar të ndryshojë planet e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nazmi Gripshi largohet nga Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.