Ekzaminimet që bëri ditën e djeshme paradite Piotr Zielinski, kanë konfirmuar frikën e ditëve të kaluara.Sipas komunikimit të Interit, mesfushori polak ka një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Bëhet fjalë për muskulin e pulpës, që është një zonë delikate dhe ish-lojtari i Napolit do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për afro një muaj e gjysmë.
Megjithatë, në këto raste, është shumë e vështirë që të parashikosh ekzaktësisht kohën e rikuperimit. Ndoshta mund të vijë më shpejt, por edhe mund të kemi shtyrje të kësaj kohe, duke iu afruar fundit të majit. Praktikisht, Zielinski i thotë lamtumirë sezonit edhe pse mund të rikthehet për të dhënë ndonjë ndihmë në fund. Simone Inzagi duhet që të përballojë fazën delikate të sezonit pa një lojtar të rëndësishëm.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë dhe si do ta zgjidhë. Kundër Monzës luajti me Korrean në mesfushë. Ndoshta mund të jetë një lëvizje edhe në të ardhmen në kampionat dhe Kupën e Italisë. Por në Champions duhet që Mkitarian dhe të tjerët të shtrëngojnë dhëmbët, pasi argjentinasi nuk është i përfshirë në listën e UEFA-s. Sa u përket të dëmtuarve të tjerë, i pari që do të rikthehet, është Zalevski. Anësori mundet të përshtatet edhe në rolin e mesfushës.
Ai mund të jetë gati për ndeshjen kundër Atalantës. Koha e rikuperimit duket më e gjatë për Dimarkon dhe gjithashtu për Darmianin, të cilët do të rikthehen me skuadrën pas klombëtareve. Për të parin qëndron një dyshim për kombëtaren. Interi shpreson që të mos ndodhë dhe ka nisur punën “diplomatike”, në mënyrë që Dimarko të mos rrezikohet nga Spaleti.
PANORAMASPORT.AL