• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori francez nuk rinovon më Juventusin

12/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E  ardhmja e mesfushorit francez Adrien Rabiot me fanellën e Juventusit do të varet nga fati i trajnerit Masimiliano Allegri.

Ky është vendimi që ka marrë mesfushori, që këtë verë rinovoi me një vit kontratën dhe më 30 qershor do të jetë sërish i lirë.

Peshë të madhe në vendimin e Rabiot për të rinovuar apo jo kontratën do të ketë pikërisht trajneri Allegri, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Ishte pikërisht Allegri ai që e bindi të qëndrojë, pasi e konsideron të pazëvendësueshëm në skuadrën e tij.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Rabiot është një nga mesfushorët më të kërkuar në Europë pikërisht për shkak se mund të ikë me parametrin zero.

Ndaj klubi kërkon të përdorë Allegri si karrem për ta mbajtur Rabiot, duke i ofruar trajnerit një rinovim të kontratës për të bindur francezin të qëndrojë.

Paraqitjet e francezit janë gjithnjë bindëse, ndaj largimi i tij do të ishte një humbje e madhe për Juventus.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por duket se në varësi të seoznit, nëse skuadra do të luftojë apo jo për titull, do të merret edhe vendimi, si për trajnerin Allegri ashtu dhe për Rabiot.

Next Post

I telefonoi edhe Erdogani – publikohet fotoja e parë e gjyqtarit të rrahur nga spitali:

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.