• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori gjerman i trembet “galaktikëve” për finalen, Emre Xhan: Reali të fut frikën, nuk dorëzohen kurrë

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Regjisori” i Borusia Dortmund, Emre Xhan, konsiderohet si “shtylla” e mesfushës së ekipit të Edin Terziç pas largimit të Xhud Bellingam. Në vigjilje të finales kundër Realit, 30-vjeçari ka hedhur fokusin nga data 1 qershor.

rojs emre can

RIVALI – “Loja e tyre në Mynih i përmbledhë të gjitha. Bajerni i dominoi në ndeshjen e parë, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2-2. Duket sikur Reali nuk dorëzohet kurrë dhe këtë e kanë kthyer në normalitet. Kjo është arsyeja përse duhet të tregoheni të kujdesshëm kundër madrilenëve”, tha Xhan.

PIKA KRYESORE E SEZONIT –Ndeshja kundër PSV-së na shërbeu në shumë aspekte. Aty hodhëm rrënjë të forta se mund të shkonim lart, e cila rezultoi e saktë. Edhe trajneri Terziç na përmendi finalen e Londrës. Duket se ai e paska nuhatur që herët rrugëtimin tonë. Më pas u përballëm me rivalë të kalibrit botëror si Atletiko apo PSG-ja. Ne jemi ndeshur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë, duke nisur prej fazës së grupeve. Na ka mbetur edhe një ndeshje nga objektivi madhor. Tashmë koha të flasim në fushë”.

DUELI ME BELLINGAM- “Mezi po pres ta shikoj sërish Xhud. Ne gëzojmë respekt të ndërsjellët. Raporti ynë s’ka për të ndryshuar as pas kësaj ndeshjeje. Më pëlqen vetëbesimi i tij, nuk ka lidhje me moshën. Do të jetë sfidë interesante”, vijoi mesfushori gjerman.

“UEMBLI” – “Është stadium i veçantë, e fus në listën e më të bukurve në botë. Ekipi dëshiron të korrigjojë gabimin e finales së fundit. Kanë kaluar 11 vite, por fatmirësisht unë isha pjesë e Bajernit dhe shijova Champions-in e parë në karrierë. Tashmë synoj ta fitojë me fanellën e Dortmundit. Ne shkojmë me shumë besim në Londër dhe do të mundohemi ta sjellim trofeun në shtëpi”, përfundoi Emre Xhan.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.