• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs: Qesharake të vihet në diskutim përgatitja jonë fizike

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i kombëtares angleze, Deklan Rajs i është kundërpërgjigjur pretendimeve se yjet e Anglisë nuk janë mjaftueshëm të aftë për të performuar në nivele të larta në “Euro 2024”. “Tre Luanët” kanë pasur një nisje jo bindëse në turneun në Gjermani, ndonëse duke marrë pikët e nevojshme, pasi kanë mposhtur ngushtë Serbinë 1-0, përpara se të luftonin kundër danezëve të enjten e kaluar dhe të barazonin 1-1.

rajs

Ata janë kritikuar shumë nga këndvështrime të ndryshme për paraqitjen e tyre, me Geri Linekerin që e etiketoi një paraqitje mu.. ndeshjen kundër Danimarkës. Rajs, i cili shkëlqeu kundër Serbisë, dhe ishte ndër më të mirët kundër Danimarkës, u shfaqur kundër kritikëve të Anglisë përpara ndeshjes së tyre me Slloveninë. “Mendoj se është qesharake të vihet në diskutim përgatitja jonë fizike. Secili ka mendimin e tij, por nuk bie dakord me atë që thuhet. Sinqerisht, ne jemi përgatitur për të luajtur këto lloj sezonesh.

Për shkak se ne nuk kemi bërë dy ndeshje shumë të mira, njerëzit automatikisht supozojnë se jemi të lodhur dhe ose se nuk jemi mjaftueshëm të aftë për të vrapuar. Nëse nuk do të ishim mjaftueshëm në formë, atëherë nuk do të ishim këtu. Ne nuk duhet të jemi futbollistë nëse nuk mund të garojmë për 90 minuta. Ne jemi fizikisht në formë të plotë”, theksoi Rajs për “ITV”. Nëse Anglia mposht Slloveninë dhe përfundon në krye të Grupit C, atëherë ajo ka të ngjarë të jetë sërish në fushë më 30 qershor. Si fitues i grupit “Tre Luanët” pritet të luajnë me një nga fituesit më të mirë të vendit të tretë nga grupet D, E ose F. Aktualisht në këto pozicione janë Austria, Republika Çeke ose Sllovakia, por e gjithë kjo mund të ndryshojë në raundin e fundit të ndeshjeve të grupeve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Sylvinho krenar me shqiptarët në Euro 2024: Unë jam pjesë e juaja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.