Deklan Rajs është vendosur në radarët e Bajernit dhe mundësia për të nënshkruar me objektivin e shumë skuadrave europiane ka tërhequr vëmendjen.
Së fundmi mesfushori i Uest Hemit ka shpërndarë videon në rrjetin social “Tik Tok”, duke mësuar gjuhën gjermane, që e lidhin këtë lëvizje të talentit anglez me hipotezën për të vazhduar aventurën futbollistike te “pancerat”, konkretisht te Bajerni.
“Çekanët” ia kanë bërë të qartë çdo klubi që është i interesuar për 24-vjeçarin se vlera e tij shkon deri në 100 milionë euro.
Vlen të theksohet se Rajs gëzon respekt të madh për bavarezët, duke shpërndarë shpeshherë postime që kanë si kryefjalë lojtarët nga Mynihu, si Dejvis apo Kimish.
PANORAMASPORT.AL