• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Anglisë: Nuk ka më justifikime për ne, duhet të fitojmë Europianin

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rice, pretendon se Anglia nuk do të ketë asnjë justifikim për dështimin në “Euro 2024” gjatë këtij muaji.

Bërthama e mesfushës së Mikel Artetës në “Emirates Stadium”, por edhe e kombëtares së Garet Sauthgejtit, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ishullorëve në Gjermani, edhe për shkak të sezonit të fundit që ka bërë.

Ai thotë se “Tre luanët” nuk e kanë kapërcyer ende disfatën e tyre dramatike në finalen e “Uembli”-t kundër Italisë në 2021. “Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar. Nuk kemi justifikime. Europiani është gjëja e fundit tani që mund të më ndihmojë vërtet të kapërcej lëndimin.

Duke parë Italinë që ta ngrinte atë kupë para nesh herën e fundit, kjo ndjenjë është ende brenda nesh e patretur”, tha blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit të “Topçinjve” (105 milionë paund nga Uest Hemi). “Ne duam ta arrijmë atë tani.

Të veshësh sërish këtë fanellë para një turneu madhor, kjo është një ndjenjë shumë pozitive.

Ndihem sikur jemi gati… Unë jam gati. Jemi një grup shumë i mirë, por duhet ta tregojmë këtë në fushë. Anglia është e bashkuar”, shtoi i vendosur Rice.

Next Post

VIDEO/ Zëvendësimi i “artë” nderon Kumanin, Holanda koleksionon 3 pikët e para në përballjen me Poloninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.