Mesfushori Leon Gorecka foli për ndeshjen e sotme në Champions. Në konferencën për shtyp të Bajern Mynihut përpara ndeshjes së dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve me Leverkusen, Gorecka shoqëroi trajnerin Kompani.“Është pa dyshim një avantazh që ne po vijmë këtu me një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë. Ishte takimi ynë i pestë kundër Leverkusenit dhe të gjitha ishin ndeshje shumë të vështira. Pavarësisht duelit të parë, ne duam të fitojmë sot dhe të tregojmë anën tonë më të mirë”, shpjegoi Gorecka.
Mesfushori gjerman foli gjithashtu për çështjen e kontratës së tij dhe i ofroi urime yllit të lënduar nga Leverkusen, Florian Virc.
“Unë kam ende një vit të mbetur në kontratën time dhe fokusi ynë është te detyrat që do të vijnë. Sot kemi një ndeshje të rëndësishme. I uroj Flo (Virc) një shërim të shpejtë. Është për të ardhur keq për të, Leverkusenin dhe Gjermaninë”, e mbylli Leon Gorecka.
PANORAMASPORT.AL