Saturday, 9. May 2026
Sport

Mesfushori i Francës, Adrien Rabio: Po të ishte Grizman “top” flisnim ndryshe

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Adrien Rabio është një nga pjesët kyçe të teknikut të Francës, Didie Deshamp. Ai pritet të luajë një rol qendror kundër Spanjës sonte në mbrëmje.

rabiobio

Lojtari i Juventusit ka folur shumë për skuadrën e Luis de la Fuente, por është i bindur se nëse Franca tregon nivelin e saj më të mirë do t’ia dalë të jetë në finalen e Berlinit. Megjithatë, shumë befasuese ishte analiza që ai bëri për gjendjen e formës së Grizmanit. “Spanja është skuadra që ka luajtur futbollin më të mirë në këtë Europian.

Por ata nuk janë të pathyeshëm. Nëse luajmë si duhet jam i bindur se ia dalim. Por kemi një problem me Grizmanin. Presim shumë prej tij, pasi e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë. Por për fat të keq nuk është në nivelin maksimal fizik”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: