Në orët e fundit, Stefano Sensi i ka thënë “po” transferimit te Lestëri, i cili ka bërë një hap konkret për mesfushorin e Interit sipas asaj që raporton “Sportmediaset”.
Për momentin nuk ka ende kontakte mes dy klubeve, me Interin në pritje të ofertës zyrtare nga klubi anglez ndërsa në Itali, mesfushori u kërkua nga Salernitana dhe Sasuolo disa javë më parë. Për largimin e Sensit, kontrata e të cilit skadon në qershor, Interi kërkon të paktën 2 milionë euro.
Lojtari, i lindur në vitin 1995, ka bërë tre paraqitje në kampionat dhe një në Kupën e Italisë për zikaltrit deri më tani këtë sezon për një total prej 65 minutash në fushë.
Nëse realizohet edhe ky transferim, pas atij të Agumes së huazuar te Sevilja, Interi mund të bëjë vend për një sulmues të ri në skuadër, me gjithçka që pritet të vendoset në fund të merkatos.
PANORAMASPORT.AL