• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Kombëtares dëmton ligamentet, pritet të qëndrojë gjatë jashtë fushave

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arbnor Muçolli është me të vërtetë i pafat në vitin 2024.

Mesfushori ofensiv i cili po shkëlqente me Goteborg në Suedi, detyrohet të ndalet për një periudhë të gjatë tashmë, pasi ka dëmtuar ligamentin kroçiat të gjurit dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Trajneri Silvinjo nuk e ka fshehur admirimin për futbollistin dhe vetëm një dëmtim pak javë para fillimit të Euro 2024 ia hoqi atij mundësinë të ishte në listën e futbollistëve të grumbulluar për aktivitetin.

Ish-mesfushori i Interit, Brozovic merr vendimin e papritur në moshën 31-vjeçare
Më pas, Muçolli u kthye në fushën e lojës me ekipin e tij dhe po luante me rregullsi.

Por këtë të shtunë ai ka ndrydhur gjurin në pjesën e parë të ndeshjes në kampionat dhe u desh të linte mes dhimbjeve fushën e lojës.

Testet konfirmuan më të keqen, dëmtimin e ligamentit kroçiat dhe nevojën për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale që do e lërë larg futbollit deri në vitin 2025.

“Unë ndjeva shumë dhimbje menjëherë sapo ndodhi dhe e kuptova që nuk ishte aspak e mirë.

Kur mora mesazhin se çfarë ishte, ishte ndjesi e vështirë dhe kanë qenë disa ditë të vështira.

Por tani po pres me padurim ndërhyrjen kirurgjikale dhe të luftoj të kthehem përsëri i fortë në vitin 2025”, tha mesfushori ofensiv shqiptar.

Next Post

Lojtarët e Shqipërisë në Angli e kanë nisur me “marsh të pestë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.